Ofendoi rëndë arbitrin, Disiplina dënon dy javë sulmuesin e Milanit

Gjykata Sportive në Itali është treguar e ashpër me sulmuesin e Milanit, Ante Rebic. Futbollisti kroat i ndëshkuar me karton të kuq në minutat e fundit të sfidës mes kuqezinjve dhe Napolit për protesta është dënuar me 2 ndeshje është skualifikuar me 2 ndeshje nga gjykatësi sportive pasi ka përdorur fraza fyese në drejtim të gjyqtarit kryesor të ndeshjes.

Ja ka hedhur paq ndërkohë portieri Giggio Donnarumma i cili ka marrë vetëm një gjobë prej 10 mijë eurosh. Rebic do të humbasë kështu dy ndeshjet e radhës të Milanit në kampionat pikërisht sfidat ndaj Fiorentinës në transfertë dhe Sampdorias në shtëpi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?