Ofertë ‘faraonike’ për Edgar Çanin, klubi i njohur gati 400 mijë euro në sezon

E mbylli sezonin me Pizën në Serinë B italiane, por ka një sërë ofertash për vazhdimësinë e karrierës së tij. Edgar Çani është aktualisht një lojtar i lirë dhe në adresë të tij ka një sërë ofertash mjaft të mira ekonomike dhe nga skuadra me emër.

Gazeta “Panorama Sport” në mënyrë ekskluzive ka mësuar ofertën e bërë nga Anzhi për futbollistin shqiptar. Prej ditësh, Çani është duke vlerësuar ofertat e ndryshme që i kanë ardhur për të përzgjedhur, mirëpo duket që futbollisti i Kombëtares është i vendosur që të qëndrojë në Itali.

“Jemi të gatshëm që të negociojmë për detajet e kontratës me futbollistin, pasi ai të paraqitet në qendrën stërvitore dhe të kryejë testet mjekësore”, mësohet të ketë qenë një pjesë e komunikimit mes palëve nga klubi me futbollistin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një ofertë faraonike është bërë për sulmuesin kuqezi dhe janë në lojë të paktën 400 mijë euro për pagesën e tij vjetore. Një ofertë mjaft e mirë ekonomike për sulmuesin që e mbylli sezonin e fundit në Serinë B italiane me Pizën, nën drejtimin e Gatuzos.

Swiss Digital Mobile Reklama

Çani ka marrë kohë për përgjigjen, por duket që sulmuesi i Kombëtares është i prirur që të vijojë karrierën e tij në Itali. Çani ka refuzuar edhe të tjera shifra të larta ekonomike, ku një prej tyre ishte nga skuadra kundërshtare e Kukësit në Ligën e Kampionëve, Sherif Tiraspol.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?