FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Olsi Rama: Skënderbeu e meritoi, prisja më shumë nga ekipi im

Drejtori i ekipit të Partizanit, Olsi Rama, foli për mediat pas humbjes me Skënderbeun brenda në kryeqytet nga ku deklaroi se Skënderbeu e meritoi fitoren dhe se priste më shumë nga ekipi i tij.

Çfarë do të thotë kjo humbje ndaj një rivali direkt, kur te Partizani gjithçka po ecte shumë mirë?
Te Partizani vazhdojnë ecin mirë gjërat. Kjo humbje nuk më shqetëson, pasi kampionati është ende i gjatë. Prisja një lojë më të mirë nga ekipi, luajtëm u përpoqëm. Skënderbeu ishte i vendosur shumë mirë në fushë, dhe e meritoi fitoren.

Projekti juaj është ende në vazhdimësi, jeni me të rinj në fushë…
Është projekti i Partizanit, nuk është projekti im. Dhe nuk ishte vetëm për këtë ndeshje me Skënderbeun, është për këtë sezon, për kampionatin tjetër edhe më tej.

Swiss Digital Desktop Reklama

A ndikoi situata e krijuar pas pezullimit të Trashit në këtë humbje?
Unë shpresoj që të ndikojë për mirë në të ardhmen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Titulli pse nuk përmendet?
Jemi në vendin e dytë, apo jo…

/PanoramaSport/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?