“Opinion m***”, Luis Enrique shpërthen pak ditë para duelit të kthimit ndaj Bayernt

Katër ditë pas spektaklit të jashtëzakonshëm në gjysmëfinalen e parë të Champions League, ku Paris Saint-Germain mposhti Bayern Munich me rezultatin 5-4 në “Parc des Princes”, skuadra e drejtuar nga Luis Enrique rikthehet në kampionat.

Parizienët do të presin në shtëpi Lorient në javën e 32-të të Ligue 1, në një ndeshje që mund t’i afrojë shumë pranë titullit kampion. Një fitore e PSG-së, e kombinuar me një humbje të Lens ndaj Nice, do ta bënte pothuajse matematik fitimin e kampionatit.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes, Luis Enrique u përball me kritikat që kanë qarkulluar në rrjetet sociale, sidomos pas deklaratës së gazetarit Frederic Hermel, i cili e cilësoi sfidën PSG-Bayern si “një simbol i epokës TikTok”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tij, ndeshja kishte mungesë totale të organizimit taktik: “Futbolli është portier, mbrojtje, mesfushë dhe sulm. Në atë ndeshje pamë vetëm sulm nga të dyja skuadrat. Për mua futbolli është edhe ndërtim loje dhe taktikë. Kush mund të thotë se në fushë kishte një trajner? Taktika ishte zero”, deklaroi ai për RMC.

Swiss Digital Mobile Reklama

Trajneri i PSG-së nuk i kurseu përgjigjet ndaj kritikave: “Si në jetë, ka opinione nga më të ndryshmet. Por nuk është e nevojshme të respektosh çdo opinion, sepse nëse një opinion është m***, nuk je i detyruar ta marrësh parasysh”, u shpreh ai.

Luis Enrique mbrojti stilin ofensiv të skuadrës së tij, duke theksuar se shumica e tifozëve e kanë shijuar ndeshjen: “Ka njerëz që e pëlqejnë këtë lloj futbolli, dhe janë shumica,  edhe unë jam mes tyre. Ka edhe të tjerë që nuk e pëlqejnë, por kjo nuk ka rëndësi. Ne kemi treguar se shumica e shijoi spektaklin, dhe kjo është ajo që ka vlerë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?