Pak orë para “El Classico”-s, Cristiano Ronaldo ka këtë mesazh për Realin
Nga miliona tifozë që do të ndjekin “El Classicon”në televizion, do të ketë një shumë të veçantë. Bëhet fjalë për mungesën e madh që Real Madriod do të ketë kundër Barcelonës në dekadën e fundit: Cristiano Ronaldo
Disa orë para ndeshjes, sulmuesi portugez ka dhënë një prononcim të shkurtër për fazën “AS”, duke shprehur mbështejen ndaj ish-shokëve të ekipit.
“Kam shumë respekt për Barcelonën, por kam Real Madridin në zemër. Kjo është arsyeja që unë shpresoj që Madridi të jetë i lumtur në ndeshjen e sotme”, deklaroi sulmuesi i Juventusit.
Cristiano Ronaldo është golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e “El Classico”-ve, një pozicion që e ndaj me Alfredo Di Stéfano. Dy lojtarët më të mëdhenj në historinë e Madridit kanë shënuar 18 gola ndaj Barcelonës. Ronaldo 12 nga 18 golat i ka shënuar në “Camp Nou”. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

