FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pakult e ka seriozisht, kërkon Hamdi Salihin te Kukësi që në janar

Hamdi Salihi mund të rikthehet sërish në Kategorinë Superiore. Bomberi shkodran po kalon një moment mjaft të mirë në kategorinë e dytë në Austri me skuadrën e Viener Neushtand.  Salihi këtë sezon është golashënuesi i dytë më i mirë në këtë kampionat me 15 gola të shënuar së bashku me Çabi, i cili aktivizohet me skuadrën e Ried.

33-vjeçari është drejt rikthimit sërish në Shqipëri, teksa skuadra më e interesuar është Kukësi. Verilindorët së fundmi kanë emëruar në krye të pankinës trajnerin Pakult, i cili është një njohje e vjetër e Salihit, pasi kanë punuar së bashku te Rapidi Vjenës.

27-vjeçari është transferuar në fillim të këtij sezoni në Austri, pasi vitin e kaluar e mbylli në mënyrën më të keqe pikërisht në ndeshjen ndaj Kukësit. Shkodrani grisi kartonin e kuq para syve të Enea Jorgjit, teksa komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit vendosi që ta dënonte me 10 ndeshje. Salihi kërkoi falje, dhe vendosi që të fillonte një tjetër aventurë te re jashtë vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai ka deklaruar që e ka mbyllur me futbollin shqiptar, por tekniku Pakult nuk dorëzohet dhe do të tentojë deri në fund të merkatos së janarit për ta rrëmbyer. Ai do të formonte një dyshe të frikshme së bashku me Gurin. Kukësi është në kërkim të një bomberi pas largimit të Aljev. /Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?