Panucci analizon Kupën e Botës dhe flet për objektivat në kombëtare
Trajneri i kombëtares, Christian Panucci ka analizuar Kupën e Botës, por jo vetëm, në një intervistë telefonike që ka dhënë për portalin sportiv hungarez “nemzetisport”.
“Rusia? Arritja në çerekfinale është meritë totale e stafit aktual të skuadrës, trajnerit dhe lojtarëve. I uroj sinqerisht suksese”, thotë Panucci.
Shqiponja e Xhakës dhe Shaqirit? Është përgjegjësi e federatës së tyre të komentojë mbi këtë çështje, dhe nuk kam ndërmend të ndërhyjë në lidhje me të E padiskutueshme që për shqiptarët futbolli është gjithçka. Gjatë punës sime kam arritur të kuptoj rëndësinë që ka skuadra kombëtare dhe prandaj ndjej që kam një përgjegjësi të madhe në duar. Dy vjet më parë skuadra shqiptare ishte në Europian dhe tani synimi është që të kualifikohemi për Euro 2020.
Miqësorja me Kosovën? Atmosfera ishte vërtet vëllazërore, por për ne ishte një ditë e keqe sepse u mundëm në atë mënyrë
Shkëlqimi i Kroacisë? Sekreti i tyre për mua është që janë të hapur ndaj të rinjve. Por edhe fati luan rolin e tij, pasi të gjithë lojtarët kroatë luajnë në klubet më të mëdha të Europës. Modric te Real Madrid, Rakitic te Barcelona, Lovren te Liverpool, Perisic dhe Brozovic tek Inter, Mandzukic te Juventus. Lista është fantastike”, deklaroi trajneri i Shqipërisë.
KOHA JONË SONDAZH

