FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Panucci bëhet dedektivë, i gjen shtëpinë Bujar Nishanit

Christian Panucci nuk heq dorë nga gjyqi me Bujar Nishanin ku pretendon një dëmshpërblim prej 100 mijë euro për cënim imazhi pasi ish-presidenti e quajti sharlatan. Teksa së shpejti do zhvillohet seanca gjyqësore, avokatët e Panuçit nuk kanë pritur zyrën e Gjendjes Civile që të gjejë adresën e Nishanit, por e kanë gjetur vet përpara dhe ia kanë vënë në dispozicion gjykatës.

Këtë e konfirmon për “Top Channel” komunikimi që avokatët kanë me gjykatën, ku gjyqtarja e çështjes, Anila Karanxha ka vendosur që t’i rinisë njoftimin për deklaratën e mbrojtjes palës së paditur në bazë të adresës së depozituar nga pala paditëse.

Pra, ndonëse gjykata ia kishte kërkuar zyrës së Gjendjes Civile që të gjente adresën e ish-presdientit të Republikës, avokatët e Panuçit e kanë gjetur më parë këtë adresë duke ia vënë në dispozicion gjykatës brenda 3 ditëve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?