FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Para ndeshjes Barcelona-Liverpul fillojnë përplasjet mes tifozave

Tifozët e Liverpulit në Barcelonë janë filmuar duke i shtyrë vendasit në një shatërvan pas problemeve të krijuara në qytet përpara ndeshjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Të paktën dy video janë publikuar në mediat sociale duke treguar përkrahësit që shtyjnë vendasit në një shatërvan në mes të sheshit Placa Reial.

Qindra tifozë u mblodhën në shesh të martën pasdite kur ndodhën incidentet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Raportohet se gjashtë tifozë të Liverpulit janë arrestuar në Katalonjë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dy punëtorë në hotelin Placa Reial thuhet se u sulmuan dhe kërkuan kujdes mjekësor, ndërsa dy të tjerë pësuan plagë, madje njëri përfundoi me hundë të thyer, sipas Mundo Deportivo.

Gazeta spanjolle Sport njofton se tifozët hodhën objekte ndaj policisë dhe se rreth 3,000 kanaçe birrash, që do të shiteshin rreth sheshit janë konfiskuar.

Por tifozët e Liverpool kanë reaguar në mediat sociale dhe kanë thënë se policia spanjolle e ekzagjëroi situatën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?