Partizani fiton derbin e zjarrtë ndaj Tiranës, vendos goli i Skukës (VIDEO)
Partizani ka arritur një fitore minimale 1-0 në “Air Albania” në derbin ndaj Tiranës. Ishte një ndeshje e zjarrtë me të dyja tifozeritë që dhuruan spektakël në tribunë duke vonuar me disa minuta për pak dhe fillimin e ndeshjes për shkak të hedhjes së fishekzjarrëve.
Në minutën e 4-t, Të Kuqtë do të gjenin menjëherë golin, teksa pas një aksioni nga e majtë, Xhuliano Skuka është në vendin dhe në kohën e duhur për të shtyrë topin në rrjetë. Tirana nuk ishte në mbrëmjen më të mirë, pasi në pjesën e parë kishte vështirësi në krijimin e rasteve.
Në fillimin e pjesës së dytë, sërish ndeshja do të ndërpritej sërish, por këtë herë dhe për më gjatë, ndërkohë që arbitri i dërgoi ekipet sërish në dhomat e zhveshjes. Pas rifillimit të dyja ekipet patën mundësi shënimi, por rezultati nuk ndryshoi. Në fund pati tension dhe përplasje mes lojtarëve në fushë. Partizani me këtë fitore blindon kreun e renditjes me 29 pikë, 4 më shumë se Tirana.
KOHA JONË SONDAZH

