Partizani fiton me përmbysje ndaj Egnatias, vendos “perla” e Skuka-s (VIDEO)

Partizani e ka nisur sezonin e ri në Kategorinë Superiore me një fitore të madhe më përmbysje 2-1 ndaj Egnatias. Kryeqytetasit u gjendën në disavantazh në minutën e 32-të të fraksionit të parë teksa Ilir Camaj përfitoi nga një gabim fatal i portierit Bekim Rexhepi.

Portieri i Të Kuqve nuk mundi që të largonte topin brenda zonës, duke i dhënë mundësinë miqve që të përfitonin.

Nnë fraksionin e dytë të besuarit e trajnerit Giovani Colella reaguan dhe gjetën rrugën e rrjetës në minutën e 57-të me anë të Engjëll Hotit që ekzekutoi saktësisht një 11-metërsh të akorduar nga ana e VAR-it.

Swiss Digital Desktop Reklama

Partizani tentoi deri në sekondat e fundit golin e dytë, që do të vinte në minutën e 97-të, me Xhuljano Skuka-ne, që do të realizonte një super gol me një goditje të bukur me të majtën nga distanca.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?