FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Partizani gati për trajnerin e ri, zbulohet kush do marrë drejtimin e skuadrës

Pas dorëheqjes së Sulejman Starovës drejtues të Partizanit po mendojnë për trajnerin e ri.

Revolucioni i dimrit i Partizanit po rezulton më i thellë sesa ishte parashikuar, pasi pas dorëheqjes së Starovës, i bie që të gjendet një trajner i ri për projektin e radhës. Drejtuesit e kuq do ta marrin me qetësi procesin e gjetjes së zëvendësuesit të Starovës dhe menjëherë kanë nisur të shqyrtohen alternativat e mundshme. Armando Cungu përflitet si më i favorizuari për të marrë drejtimin e Partizanit.

Mësohet se persona pranë drejtuesve të lartë ia kanë parashtruar kërkesën prej kohësh trajnerit shkodran, gjë e cila vërteton se Starova ka qenë i përkohshëm në rikthimin e tij të fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por, burime të Panorama Sport pranë trajnerit Cungu bëjnë me dije se shkodrani nuk ka marrë ndonjë ofertë konkrete nga drejtuesit e lartë, por gjithçka është në kuadrin e dëshirave. Por, nëse Cungu merr ofertë zyrtare, pritet që të mos i thotë “jo” Partizanit, ndonëse pëlqehet edhe nga klube të tjera, si brenda dhe jashtë vendit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?