Partizani merr fitoren e parë në vitin 2020, shkatërron Luftëtarin (VIDEO)

Partizani merr fitoren e parë për vitin 2020. Kampionët e Shqipërisë shkatërruan 3-0 Luftëtarin në Gjirokastër. Të kuqtë zhbllokuan ndeshjen që në minutën e dytë me Solomon që përfiton nga një gabim trashanik i portierit Shala.

Portieri i gjirokastritëve nuk do të ndalej me kaq, teksa do të bënte një tjetër gabim në minutën e 18-të. Këtë herë ishte Broja që shënoi me një goditje nga distanca, që nuk u ndal mirë nga portieri.

Në minutën e 72-të, braziliani Melo shënoi një gol shumë të bukur me një goditje në hyrje të zonës. Kjo fitore mund të shërbejë për të rikthyer disi qetësinë te skuadra e Sormanit, që është ngjitur në vendin e tretë me 31 pikë. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?