Partizani në zi, ndahet nga jeta babai i mbrojtësit titullar

Vetëm disa orë nga starti i transfertës vlonjate të Partizanit, klubi i kuq ka marrë një lajm që ka tronditur qetësinë brenda grupit. Kjo pasi Ymer Belica, babai i mbrojtësit Egzon Belica, është ndarë nga jeta pasditen e sotme.

Lajmi u dha nga vetë klubi i kuq nëpërmjet një komunikate në rrjetet sociale, ku shprehën ngushëllimet për ndarjen nga jeta të babait të mbrojtësit.

Kjo ngjarje, përveçse prish atmosferën në klubin e kuq, shton telashet për trajnerin Skënder Gega, i cili tashmë duhet të bëjë llogaritë me një tjetër mungesë, përveç shumë të tjerave për shkak dëmtimi e pezullimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Komunikata e klubit të Partizanit:

Swiss Digital Mobile Reklama

Titullari i skuadrës Egzon Belica ka humbur një prej njerëzve më të shtrenjtë të familjes. Babai i mbrojtësit të kuq Ymer Belica ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme.

Klubi, drejtuesit dhe ekipi i shprehin ngushëllimet më të sinqerta, dhe bashkohen me dhimbjen e Belicës dhe familjarëve të tij për këtë humbje.

U prehtë në parajsë!

#JemiMeTyEgzon!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?