Partizani nuk bën rezistencë, Botev Plovdiv e mund edhe në Bullgari (Video)

Partizani është skuadra e dytë pas Tiranës që përshëndetet me “Europa League” në fazën e parë të këtij kompeticioni.
Ekipi i drejtuar nga Sulejman Starova pas disfatës 1-3 në “Selman Stërmasi”, është mundur edhe në transfertë me rezultatin minimal 1-0.Edhe pse pakkush besonte në përmbysjen e madhe, të kuqtë nuk arriti për asnjë moment të vinin në vështirësi vendasit. Në minutën e 22-të, Botev shënoi golin e qetësisë me autor Brisola.Minutat e mbetura në stadiumin “Stadion Lazur” prodhuan shumë pak lojë për t’u mbajtur mend, ndërsa vërshëllima e trefishtë e arbitrit stampoi shifrat e përgjithshme të dy takimeve në 4-1.Pas një aventure të suksesshme sezonin e kaluar ku arritën deri në fazën “play-off”, Partizani zhgënjen tifozët e shumtë dhe jo vetëm me një paraqitje jo dinjitoze.Minutë pas minute

90’+5’ Mbyllet ndeshja me fitoren 1-0 të Botev. Partizani jashtë Ligës së Europës që në turin e parë.

90’+1’ Hoxha shpëton Partizanin nga pësimi i golit të dytë. Baltanov shfaqet para portierit të të kuqve, por nuk arrin të kalojë gardianin që devijon topin dy herë duke mes e lejuar të shkojë në rrjetë.

Swiss Digital Desktop Reklama

85’ Pasim perfekt nga Fejzullahi për Sukajn, i cili shfaqet në pozicion diagonal me portën bullgare por gjuajtja e tij përfundon jashtë kuadratit.

Swiss Digital Mobile Reklama

85’ Progni provon edhe ai me një gjuajtje të fortë, por nuk gjen kuadratin e portës bullgare.

79’ Fili vjedh topin para zonës kundërshtare dhe pas një driblimi arrin t’ia kalojë Mazrekajt. Ky i fundit gjuan direkt në portë, duke goditur në trupin e portierit, në vend që të pasonte përsëri te Fili që ishte i vetëm.

72’ Ritëm shumë më i ulët në pjesën e dytë, pasi edhe skuadra bullgare nuk shpenzon shumë energji duke menduar për takimet e radhës, meqë kualifikimi është i sigurt.

65’ Lëvizja e parë e Starovës është largimi nga fusha e lojës i Bathës, që ka probleme fizike, për t’u bërë vend Mazrekajt.

54’ Aksion i shpejtë i Botev që rrezikon fillimisht me Nedelev nga krahu i djathtë, me Hoxhën që i heq topin nga këmbët. Më pas, portieri detyrohet të bllokojë në dy kohë gjuajtjen e fortë të Kosoko nga jashtë zonës.

51’ Edhe Ibrahimi përfundon në listën e lojtarëve të ndëshkuar me karton të verdhë në radhët e Partizanit, duke shkaktuar faull shumë pranë zonës së të kuqve. Fatmirësisht për të kuqtë, goditja e dënimit vijuese nuk sjell rrezik për katërkëndorin e Hoxhës.

46′ Rifillon ndeshja në Burgas pa ndryshime në radhët e skuadrave.

45’+1’ Mbyllet me avantazhin e Botev pjesa e parë e ndeshjes.

40’ Progni provon me një gjuajtje në hyrje të zonës, por Çvoroviç nuk e ka të vështirë të kontrollojë në pozicion ballor.

38’ Trashi gjen me saktësi në zonë Prognin falë një harkimi në goditje dënimi nga e majta. Por mesfushori, i cili po luan në qendër si sulmues gjatë këtyre minutave, nuk gjen kuadratin me gjuajtjen e tij me kokë.

35’ Partizani ka humbur entuziazmin e minutave të para dhe tani bën gabime të njëpasnjëshme edhe në gabime të thjeshta. Ndërkaq, Vila dhe Batha kanë përfunduar të dy në listën e lojtarëve të ndëshkuar me të verdhë në këto minuta të para.

30’ Tjetër goditje dënimi e Nedelev, por këtë radhë Hoxha është në pozicion dhe pret pa probleme.

22′ Shënon Brisola. Botev në avantazh 1-0.

15’ Goditje dënimi në pozicion të favorshëm për Partizanin. Trashi harkon në zonë, por Ibrahimi nuk gjen kohën për të gjuajtur në kuadrat, përkundrazi, prek topin me dorë duke rrezikuar të ndëshkohet me karton të verdhë.

12’ Fili kontrollon në mënyrë të shkëlqyer në krahun e djathtë dhe pasi shmang me një lëvizje me thembër ndërhyrjen e një mbrojtësi kundërshtar, harkon në zonë për Prognin. Por ky i fundit nuk arrin me kokë të devijojë topin drejt portës, duke hu mur një mundësi të mirë për të rrezikuar portën kundërshtare.

6’ Aksion në krahun e majtë i Kotobellit, i cili gjen të lirë në zonë Prognin. Ky i fundit rrëzohet pas një kontakti me mbrojtësit kundërshtarë, por gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë.

5’ Nedelev provon me një gjuajtje nga jashtë zonës që për pak sa nuk zë në befasi Hoxhën. Portieri i inatosur u kërkon mesfushorëve që të mos e lënë asnjëherë të lirë futbollistin kundërshtar.

1’ Partizani luan topin e parë nga qendra për të filluar ndeshjen.

Botev-Partizani 19:00

Botev:
 Çvoroviç, Minev, Genev, Panov, Dimov, Baltanov, Kosoko, Felipe Brisola, Nedelev, Omnibes, Tasev.

Trajner: N. Kirov

Partizani: Hoxha, Krasniqi, Fejzullahu, Atanda, Kotobelli, Ibrahimi, Progni, Vila, Trashi, Batha, Fili.

Trajner: S. Starova

Gjyqtar: Alper Ulusoj (Turqi)

(e.k/BalkanWeb)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?