Pas barazimit, Aubameyang thumbon trajnerin Emery

Sulmuesi Pierre-Emerick Aubameyang ka thumbuar trajnerin Unai Emery pas barazimit me 2-2 që Arsenali mori në transfertë kundër Crystal Palace-s.

“Topçinjtë” mund të merrnin fitoren e 12, por pas një faulli të Granit Xhakës brenda zonës, Luka Milivojevic realizoi nga pika e bardhë e 11 metërshit në të 83’ golin e barazimit. Arsenali ka fituar të gjitha takimet që pas humbjeve në nisje ndaj Manchester City-t dhe Chelsea-s.

Sulmuesi nga Gaboni u nxor nga loja vetëm 5 minuta para se të realizohej goli i dytë nga serbi. Goli i tij në “Selhurst Park” ishte i gjashti në gjashtë goditjet e fundit në Premier League drejt portës dhe i pesti në pesë takimet e fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këto statistika u ndanë me tifozët në profilin zyrtar të Arsenalit në Twitter dhe një fans i inatosur shkroi: Atëherë përse e nxorët nga loja? Përse nuk e latë të bënte gol prapë?

Swiss Digital Mobile Reklama

Komenti tërhoqi gjithashtu edhe vëmendjen e gabonezit, i cili e ripostoi atë në profilin e tij.

Një mesazh i qartë për teknikun e “topçinjve” i cili e nxori atë nga fusha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?