FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pas Ibrahimovic, Milani mendon edhe për rikthimin e Thiago Silvës

Pas rikthimit të Zlatan Ibrahimovic, tifozët e Milani kanë nisur të ëndërrojnë për rikthimin edhe të Thiago Silvës. Mbrojtësi Brazilian u largua në vitin 2012, duke u transferuar te PSG, duke bërë shokë skuadre me suedezin.

8 vite më pas Zlatan u rikthye “në shtëpi”, ndërkohë që rrugën e tij mund ta ndjekë edhe mbrojtësi, të cilit i përfundon kontrata në verë. Për të haur këtë hipotezë ka menduar agjenti i lojtarit, Paulo Tonietto, i cili ka folur për një rikthim të mundshëm të Thiago Silvës te Milani.

“Thiago ka një dashuri të madhe për Milanin, por nuk ka vendosur ende për të ardhmen. Gjithçka është e mundur”, është shprehur agjenti. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?