FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pas sherrit, De Biasi lë jashtë ‘yllin’ kuqezi

Taulant Xhaka nuk do të jetë në grumbullimin e radhës me Kombëtaren. Zënka e mesfushorit me trajnerin De Biasi duket se ka lënë pasoja edhe për të ardhmen pasi mesfushori nuk do të luajë me kuqezinjtë në dy takimet, një miqësore ndaj Luksemburgut dhe një kualifikuese ndaj Izraelit, shkruan Panorama Sport.

Xhaka ka qenë një nga beniaminët e trajnerit De Biasi, por që pas ndeshjes së parë në Europian me Zvicrën, gjërat nisën të mos ishin më njësoj. Në grumbullimin e fundit të Kombëtares, gjërat precipituan dhe lojtari u largua nga grumbullimi.

Duket se ajo zënkë ka lënë ende pasoja dhe për këtë ajo që do të vuajë është pikërisht skuadra kombëtare që humb një nga futbollistët që ka qenë pjesë e grupit që arriti kualifikimin në “Euro 2016”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?