Pedullà bën tifozët e Interit të ëndërrojnë: Menaxheri i Bale po vjen në Itali
Pa asnjë mëdyshje mund të themi që merkato në Itali është në ditët e saj më të “nxehta” pasi klubet italiane janë futur bindshëm në tregun e transferimeve të futbollistëve. Lajmi i fundit që vjen nga mediat italiane është për një goditje 75-80 milionë euro për sulmuesin e Realit, Gareth Bale. Sipas gazetarit ilatilian sportiv Alfredo Pedulla janë vetëm dy ekipe që mund të përballojnë transferimin e Gareth Bale në Itali, Juventus dhe Inter. Menaxheri i lojtarit uellsian, Jonathan Barnett do të jetë në Itali në ditët e ardhshme dhe do të dëgjojë propozimet e skuadrave italiane, nga ku Interi qëndron në “poleposition”. Por tani janë vetëm thashetheme, nuk ka asgjë konkrete. Ky lajm për të ardhmen e “Mister 100 milionëshit” është dhënë nga gazetari i njohur sportiv i “Sportitalia” Alfredo Pedullà, i cili konfirmon se në ditët e ardhshme, menaxheri i Bale do të jetë në Itali për të negociuar me Interin dhe Juventusin.
KOHA JONË SONDAZH
A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?
Results
Vota totale: 18481


