Pep Guardiola “kapet mat” me bjonden seksi ruse

Pep Guardiola është fotografuar i ulur pranë supermodeles ruse, ndërsa ishte me mision “bojskautizmi” në ndeshjen Monaco-PSG, përpara përplasjes së “Champions League”. Trajneri i Manchester City ishte duke ndjekur në “Ligue 1” ballafaqimin e kryesuesve përpara përplasjes me to në Ligën e Kampionëve.

Por ai, siç duket në foto, ka qenë jo pak i hutuar nga pamja e ambasadores së “Rusia 2018”, Victoria Lopyreva, pranë tij. Prezantuesja televizive buzëqeshi së bashku me Pep nën presion, i cili ka pranuar tashmë se skuadra e tij nuk mund ta fitojë Premier League këtë edicion.

Lopyreva u kurorëzua “Miss Rusia 2003” dhe është një tifoze e vetëpranuar e futbollit. Pra, ajo ndoshta e gjeti rastësisht ish-trajnerin e Bayern Munich dhe Barcelonës në “Parc des Princes”, duke marrë gjithë vëmendjen e fotografëve pranë tij. Guardiola ishte i veshur me një kapele të zezë, pantallona kadifeje dhe shall në të zezë e të bardhë. Ai u bashkuan më vonë në stendë me asistentin e tij, Mikel Arteta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?