Për Messi-n nuk ka qetësi, përfundon sërish nën hetim. Akuza për evazion me fondacionin e bamirësisë
Lionel Messi vetëm pak kohë më parë i shpëtoi burgut pas evazionit fiskal me të ardhurat e tij. Gjykata në Spanjë ia konvertoi burgun me gjobë pasi argjentinasi nuk i kalonte dy vite burg dhe ishte hera e parë që shpallej fajtor, por nëse sërish rezulton i tillë pas çështjes së re që pritet të fillojë, ai pritet të ketë vërtetë probleme serioze. Sipas “Diario ABC”, gazetës që zbuloi skandalin e evazionit fiskal të katalanasit me të ardhurat e të drejtës së imazhit, fondacioni i tij i bamirësisë është duke u hetuar për të njëjtën akuzë pas denoncimit të një punëtori të Organizatës Jo Fitimprurëse. “ABC” thotë se fondacioni i bamirë- sisë së tij është ndërtuar me qëllim përfitimin e miliona eurove grante nga sponsorë të ndryshëm dhe nuk mund të konfirmohet nëse paratë kanë shkuar për qëllimet e bamirë- sisë, të cilat janë “pagimi i projekteve sociale për ndihmën e fëmijëve me probleme”.
FONDACIONI FANTAZMË –
“ABC” shkruan se nga 2007-2015, Mesi dhe familja e tij kanë pastruar para, të paktën 10 milionë euro, të cilat nuk janë deklaruar në zyrën e taksave spanjolle dhe argjentinase. Gjithnjë sipas “ABC” ka pasur gjithashtu parregullsi në operacionet e fondacionit. Fondacioni është regjistruar zyrtarisht në vitin 2013, por në të vërtetë ka qenë operacional që prej 2007-ës. Dhe në vitin 2009, një zyrë e fondacionit u hap në Argjentinë, por as ajo nuk është regjistruar në Spanjë deri në vitin 2013. Por këto nuk janë të vetmet shkelje të fondacionit të tij. Në verën e 2013-ës, Mesi organizoi një ndeshje bamirësie në Çikago për të mbledhur të ardhura. Rreth 80 paketa VIP, të cilat kushtonin 2500$ secila, u shitën: ato përfshinin edhe një takim me lojtarët, fanella dhe topa të autografuara nga vetë Mesi. Por në vend të tyre, ata morën një top jo origjinal dhe fanellat nuk kishin firmën e argjentinasit. Mesi ndodhej në Las Vegas një ditë më parë dhe luajti vetëm një pjesë të ndeshjes. Agjencia e tij e marketingut dhe organizatorja “Soldier Field” akuzuan njëra-tjetrën për skandalin. “Pleshti” u dënua këtë vit me 21 muaj burg për akuzën e evazionit fiskal të të ardhurave nga imazhi, por nuk do ta shlyejë atë për sa kohë nuk bën një tjetër krim gjatë kësaj periudhe.
KOHA JONË SONDAZH

