Përdori celularin në timon, Beckhamit i hiqet për 6 muaj patenta

David Beckham është dënuar me 6 muaj heqje patente, sepse shkeli kësisoj rregullat e qarkullimit rrugor. 44-vjeçari, pranoi fajësinë për drejtim automjeti teksa përdorte telefonin në rrugët e qendrës së Londrës, që prej 21 nëntorit. Por, vetëm këtë të enjte, një gjykatë britanike shqyrtoi provat e fotografimit të tij prej një qytetari të rastit, duke përdorur telefonin celular teksa lëvizte “shumë ngadalë” për shkak të trafikut të rënduar.

Për këtë shkelje, Beckhamit iu hoqën 6 pikë në lejen e drejtimit, e po kaq është ndëshkuar edhe më herët për shkak të lëvizjes me shpejtësi mbi normat e lejuara. Jo vetëm kaq, pasi ai është gjobitur me 750 paund, është detyruar të paguajë 100 paund shpenzime hetimore, e më tej edhe një kamatëvonesë prej 75 paundësh, që të gjitha këto brenda 7 ditësh.

Në shtator, Beckham u akuzua se “i kishte ikur përgjegjësisë” si një shembull për të tjerët, kur iu shmang një hetimi për tejkalim shpejtësie, për shkaqe teknikalitetesh. Por, babai i 4 fëmijëve pranoi edhe asokohe se kishte ecur me shpejtësi 95 km/h në një zonë ku nuk lejohej më shumë sesa 64 km/h, në janar të vitit të kaluar në perëndim të Londrës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?