Përgatitjet për sezonin e ri, Simeone fton Keidi Baren te ekipi i parë
Keidi Bare vazhdon të fitojë gjithnjë e më shumë vëmendjen e Diego Simeones te skuadra e Atletiko Madrid. Trajneri argjentinas, pasi i ka dhënë mundësinë futbollistit shqiptar që të debutojë me ekipin e parë, kërkon ta monitorojë nga afër zhvillimin e tij dhe për këtë arsye e ka zgjedhur që ta marrë me vete në fazën përgatitore që Atletiko do të zhvillojë për sezonin e ri
Sipas listës së publikuar sot në Spanjë, Atletiko do të fillojë përgatitjet të enjten në mëngjes me 20 lojtarë të cilët do të vihen nën urdhrat e Simeones. Mes tyre është edhe emri i Bares, i cili është përzgjedhur për të treguar se e meriton më shumë një vend në skuadër sesa futbollistët të cilët janë kthyer nga huazimi apo lojtarë të tjerë nga akademia.
Në një sezon ku Atletiko Madrid nuk mund të bëjë blerje gjatë verës, futbollistëve të rinj pritet t’u jepen më shumë hapësira. Ndaj fillimi i fazës përgatitore me ekipin e parë mund ta ndihmojë Baren që të bëhet përfundimisht pjesë e grupit të Atletikos në sezonin në vijim./panoramasport/
KOHA JONË SONDAZH

