FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pike humb 15 mijë dollarë pas dasmës së Mesit! Çfarë ka ndodhur me të…?

Zherard Pike ka qenë në qendër të vëmendjes të mediave argjentinase, pas vizitës së tij në Rozario për të marrë pjesë në dasmën e shokut të skuadrës, Lionel Mesi. Bashkë me bashkëshorten e tij, këngëtaren kolumbiane Shakira, ai ka qenë një nga yjet e mbrëmjes ku Mesi i tha “po” Antonelës.

Por ajo që ka ndodhur një ditë më pas ka qenë po aq e veçantë për mbrojtësin e Barcelonës. Mediat argjentinase raportojnë se ai ka kaluar natën e mbrëmshme në një kazino, ku ka humbur brenda pak orësh një shumë prej 15 mijë dollarësh.

Duke llogaritur që Pike përfiton një rrogë prej rreth 450 mijë eurosh në muaj, ndoshta këto humbje do të kalohet pa shumë probleme. Po në rast “emergjence”, ai mund t’ia kërkojë ca para borxh bashkëshortes së tij, e cila sipas “Forbes” ka grumbulluar një pasuroi prej rreth 140 milionë dollarësh falë karrierës si këngëtare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?