Pioli: Do ketë ndryshime ndaj Spartës, kam besim te Tatarusanu!

Pas barazimit 3-3 në kampionat kundër Romës, Milani i Stefano Piolit do të impenjohet në një sfidë aspak të lehtë në Euuropa League ndaj Spartës së Pragës. Strategu i kuqezinjve duhet të bëjë sërish pa Donnarumma-n, teksa në vendin e tij do të konfirmohet sërish Tatarusanu.

“Është një grup i vështirë dhe janë ndeshje që na vendosin në provë. Duhet të konfirmojmë paraqitjet tona të nivelit të lartë. Sparta e Pragës ka rikuperuar energji dhe luan një futboll modern dhe me ritëm, një kundërshtar i vështirë për t’u kaluar.

Barazimi me Romën? Duhet të kemi ambicien për të marrë gjithnjë maksimumin nga ndeshja. Kundër Romës donim të fitonim dhe dolëm nga fusha me ndonjë pendesë, por edhe me vetëdijen se jemi në rrugën e duhur. Është pozitive që djemtë nuk janë të kënaqur nga rezultati.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ibrahimovic? Do të bëj të gjithë vlerësimet që duhen bërë, duke parë që jemi duke luajtur shpesh. Pas ndeshjes së nesërme, do të kemi sërish një sfidë të rëndësishme ai ajo ndaj Udineses. Nëse e pyes Ibrën a e ndjen të luaj, do të më thotë “po”, ashtu si të gjithë futbollistët e tjerë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Portieri? Kam folur me Tatarusanon, ashtu siç kam bërë me të gjithë skuadrën, ku analizuam ndeshjen ndaj Romës. Kam besim të plotë te ai dhe shokët e tij, lojtarët duhen ndihmuar gjithnjë. Duhet të vazhdojmë kështu”, u shpreh Pioli.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?