FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pirlo e pranon: Beckhamit i vodha idetë për goditjet e dënimit

Andrea Pirlo e ka pranuar se ia kishte vjedhur David Beckhamit mënyrën se si të ekzekutonte me klas goditjet e dënimit.

Ish-mesfushori i Milanit dhe Juventusitka fituar gjithçka dhe ka mbyllur një karrierë të lavdishme me shumë trofe të rëndësishëm.

I pyetur nga Le’Equipe se si kishte arritur të perfeksionohej gjatë goditjeve të dënimit ai thotë: “Kur isha fëmijë, bëja top sfungjeri dhe godisja në tentim për ta kaluar divanin në mënyrë që topi të përfundonte në qosh të dritares. Në Milan kishim David Beckhamin, Ronaldinhon dhe Seedorfin… shumë ekzekutues të mirë të goditjeve të dënimit. Ata flisnin njëri me tjetrin dhe ia vidhnim idetë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai ka treguar se e ka studiuar edhe Juninhon, por nuk e ka kuptuar kurrë se si i ka gjuajtur ai goditjet e dënimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

“I shikoja goditjet e dënimit të Juninhos, por pa qenë në gjendje të kuptoja se si i godiste. Tentova e tentova, dhe përfundimisht dola me mënyrën time për t’i goditur ato. I kam tentuar të gjitha llojet e goditjeve të lira”, ka shtuar ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?