FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pirlo heq dorë nga pensionimi, luan në Peru?

Andrea Pirlo mund ta luajë edhe një ndeshje më shumë në karrierën e tij, pasi Universitario de Deportes në Peru ka konfirmuar se i ka bërë ofertë legjendës italiane.

Mesfushori magjik i vari këpucët në moshën 38-vjeçare muajin e kaluar në fund të kontratës me New York City Fc.

Megjithatë, Pirlo mund ta luajë edhe një ndeshje të fundit në Amerikën Jugore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Universitario de Deportes njoftoi se i ka propozuar pirlos të luajë në ‘Noche Cream’ – një ngjarje speciale e janarit gjatë të cilës ata e prezantojnë skuadrën dhe fanellat e sezonit të ri.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Një kompani ka bërë ofertë përmes të cilës dëshiron ta sjellë Pirlon në Noche Crema, por asgjë nuk është finalizuar ende”, ka thënë zëdhënësi i skuadrës nga Peru, Carlos Moreno për Exitosa Deportes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?