Pirlo me një skemë tjetër ndaj Spezias, ja vendimi për Ronaldon
Juventus do të zbresë në fushë pas pak minutash ndaj Spezias në kërkim të fitores që mungon prej dy ndeshjesh. Pirlo këtë herë ka zgjedhur një formacion ndryshe, duke kaluar në skemën 3-5-2.
Në portë do të jetë Buffon. Risi është Mckennie në mesfushë si dhe Arthur, duke formuar një trinom me Bentancur. Chiesa dhe Cuadrado do të aktivizohen në krahë, në mbështetje të Moratës dhe Dybala-s.
Ronaldo edhe pse është shëruar nga Covidi, do ta nisë nga stoli këtë ndeshje.
KOHA JONË SONDAZH

