Plas keq te Juventusi, trajneri Allegri shoqërohet nga forcat e sigurisë (VIDEO)
Juventus pësoi një humbje turpëruese 1-0 nga Monza, ekipi i fundit që mori një triumf historik. Bardhezintjë po kalojnë një nga momentet më të vështira të viteve të fundit.
Trajneri Massimiliano Allegri tashmë rrezikon seriozisht shkarkimin e menjëhershëm, teksa në orët në vijim mund të ketë edhe ndonjë informacion më shumë.
Në fundin e ndeshjes ndaj Monzës, trajneri është shoqëruar nga forcat e sigurisë, pasi ekzistonte frika e ndonjë sulmi nga tifozeria e tërbuar e ekipit torinez. /R.Lika-Koha Jonë/
Allegri raggiunge gli spogliatoi scortato immagini #sportitalia @tvdellosport Disastro Juve pic.twitter.com/3d0KIweZa2
— Michele Criscitiello (@MCriscitiello) September 18, 2022
KOHA JONË SONDAZH

