Plas keq te Real Madridi, Benzema: Mos ja jepni topin Vinicius, po luan kundër nesh!
Real Madrid ishte shumë pranë humbjes së dytë në Champions League, mbrëmjen e djeshme ndaj Gladbahut, por shpëtoi në fund nga dy gola të Benzema dhe Casemiro.
Në pushimin e ndeshjes gjatë momentit që skuadra po i drejtohej fushës, kamerat kanë filmuar një episod i cili mund të kthehet në çështje jo të vogël te Real.
Sulmuesi, Karim Benzema, shfaqet duke i kërkuar shokut të tij të skuadrës Ferland Mendy të mos e pasojë topin te Vinicius Junior.
“Vëlla, mos ia paso topin atij. Të betohem për kokë të nënës që ai po luan kundër nesh”, janë fjalët e Benzema sipas medias franceze “RMC Sport”.
Karim Benzema tells Ferland Mendy not to pass to Vinicius Jr at half-time during last night’s game between Gladbach & Real Madrid: “Brother don’t play to him. On my mother’s life. He is playing against us.” pic.twitter.com/zmpciQRgAV
— Get French Football News (@GFFN) October 28, 2020
KOHA JONË SONDAZH

