Plas te Bayerni, 4 futbollistë dalin kundër trajnerit Kovac

Barazimi i fundit në duelit ndaj Freiburgut, ka thelluar edhe më shumë krizën e Bayernit, që duket se këtë sezon do të vuajë në Bundesligë dhe jo vetëm.  Ky barazim befasues e shtoi edhe më shumë presionin te trajneri Niko Kovac, në sezonin e tij debutues te klubi bavarez.

E përditshmja gjermane “Kicker” shkruan se 4 lojtarë të skuadrës së parë: Mats Hummels, Arjen Robben, Franck Ribery dhe Thomas Muller janë të zhgënjyer me metodat e trajnerit kroat dhe kanë kërkuar shkarkimin e tij.

Minutazhi i lojtarëve në fjalë këtë sezon është reduktuar nga Kovac, për shkak të rotacioneve të shpeshta. Ajo që shqetëson më shumë tifozët dhe drejtuesit është mungesa e lojës dhe gabimet elementare në prapavijë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shumëkush mendon se yjet e ekipit bavarez janë në perëndim, por ka të tjerë që mendojnë se trajneri kroat nuk është në lartësinë e kampionëve të Gjermanisë. “4 fantastikët” janë pagëzuar lojtarët e revoltuar për drejtimin e Niko Kovac. Thomas Muller, Mats Hummels, Arjen Robben dhe Frank Ribery e kanë ngritur zërin në hierarkinë drejtuese, duke kërkuar ndryshime sa nuk është vonë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fundjavë, në Bundesligën gjermane Bayerni do të luajë ndaj Borusias dhe një humbje e mundshme do të përkthehej në një dramë sportive me diferencën 7 pikë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?