Plasin polemikat me “VAR”-in në Angli, trajneri i Chelsea-t pas ndeshjes del me laptop në dorë (VIDEO)

Në Angli ende nuk dinë të përdorin mirë teknologjinë në futboll, të paktën i këtij mendimi është shfaqur trajneri i Chelsea-t, Maurizio Sarri pas derbit ndaj Tottenhamit. Teknologjia ndërhyri për të dhënë një penallti për “Spursat” pas një faulli të portierit Kepa ndaj Kane, por nuk vuri re pozicionin e parregullt të sulmuesit anglez.

Faji ishte edhe i kamerave pasi ishin vendosur në një mënyrë shumë të keq. Trajneri i Chelsea-t është shfaqur me një laptop në dorë para mediave, duke treguar se Kane kishte gjysmën e trupit në pozicion jashtë loje. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?