Po bën xhiron e botës, shikoni mënyrën se si Koulibaly ndal Mbappe-n (VIDEO)

Napoli nuk mundi që të dilte me pikë të plota nga Parisi dje në mbrëmje, pasi barazoi 2-2 ndaj skuadrës së Tuchel. Francezët shpëtuan vetëm në fund falë një perle të shënuar nga Di Maria. Momenti që po çmend rrjetet sociale ka qenë një lëvizje e bërë në mbrojtje nga Koulibaly. Gjithçka ka ndodhur në minutën e 74-t, kur ndeshja ishte akoma 1-1.

Mbappe është zhvendosur nga qendra e mbrojtjes në të majtin për të mos i dhënë pika referimit lojtarit që e mbulonte. Kur ka marrë topin në krahun e djathtë, afër tij ka shkuar menjëherë Koulibaly.

Francezi është ndalur dhe përballë tij është shfaqur edhe Mario Rui. Ky është i fundit është larguar pak për të ruajtur distancat dhe për të mos u kaluar nga sulmuesi. Koulibaly e shtyn shokun e skuadrës, që të mos i linte hapësirë kampionit të Botës. Një skenë argëtuese, por që tregon dëshirën e madhe të Napolit për të marrë një rezultat pozitiv në Paris.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?