FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Po shëtiste me qentë e tij, Igli Tare sulmohet nga një pitbull

Igli Tare, ish-kapiteni i kombëtares sonë dhe drejtor sportiv i Lazios, është sulmuar nga një pitbull, në kohën që po shëtiste me qentë e tij. Ngjarja ndodhi dje në Olgiata, aty ku Tare jeton prej kohësh me familjen e tij.

Sipas njoftimit të policisë italiane, pitbulli ka kapërcyer rrethimin e banesës së pronarit të tij dhe ka sulmuar Taren. Lajmi u konfirmua nga rezidenca “Olgiata” nëpërmjet një njoftimi për shtyp.

“Na vjen shumë keq që duhet të sjellim në dijeninë tuaj një episod serioz, që ndodhi dje. Një qen pitbull, pasi dyshohet se ishte ngjitur mbi gardhin e një vile, sulmoi një anëtar të rezidencës sonë, i cili po ecte me dy qentë e tij, të mbajtur rregullisht me zinxhir, për fat të keq duke vrarë njërin dhe plagosur qenin tjetër. Stafi mbikëqyrës ndërhyri menjëherë në vendin e ngjarjes dhe arriti ta kufizonte dëmin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Anëtari i rezidencës raporton se do të propozojë veprime civile dhe penale për incidentin. Edhe konsorciumi ynë do të marrë masa, nga ana tjetër, për të mbrojtur të gjithë komunitetin e shqetësuar seriozisht nga ky episod, duke ngritur gjithashtu një padi civile”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Corriere dello Sport” bën me dije se një nga qentë e tij ka ngordhur nga përleshja me pitbullin, ndërsa tjetri është plagosur.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?