FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pochettino frikëson Tottenhamin: Ndoshta largohem edhe pa fituar Championsin

Krenaria dhe lotët në fundin e ndeshjes ndaj Ajaxit pas kualifikimit, mund të mos jenë të vetmet për Mauricio Pochettinon gjatë këtij sezoni. Strategu i Tottenhamit, u ka prishur disi festën tifozëve të tij, duke lënë gjithçka të hapur për të ardhmen.

Argjentinas u pyet mbi një largim të mundshëm në fund të sezonit, nëse ia del të fitojë Championsin me Tottenhamin, por përgjigja e tij ishte e qartë: “Mund të largohem edhe nëse nuk e fitoj Championsin”.

Kështu pas 5 vitesh në stolin e Tottenhamit, duket se Pochettino ka dhënë sinjalet e një lamtumire të mundshme në fund të sezonit, ndërsa deklarata e tij ka vënë në lëvizje adhuruesit e shumtë nëpër Europë. Juventus, Milan, Paris Saint Germain, Bayern Munchen dhe Barcelona janë disa nga skuadrat që ndjekin me vëmendje zhvillimet mbi teknikun argjentinas dhe janë gati të bëjnë ofertën zyrtare

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?