Pochettino i përlotur: Lojtarët e mi janë heronj, e dua futbollin (VIDEO)
Trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino nuk i ka fshehur emocionet dhe lotët në fundin e kualifikimit historik për në finalen e Madridit ndaj Liverpoolit.
“Shumë e vështirë për të folur. Emocioni është fantastik, faleminderit futboll. Lojtarët e mi janë heronj, dhe sezonin e kaluar kam thënë se kam një grp me heronj. Pjesa e dytë ishte e pabesueshme. Faleminderit të gjithëve që besuan te ne.
Lucas ishte një super hero. Ne treguam se e duam këtë sport. Ishte një mrekulli që të shohësh një ndeshje të tillë. Në këto nivele është e vështirë që të luftosh, por jam krenar. I lumtur që shijoj një futboll të tillë.
(Shpërthen në lot) Kjo fitore është edhe për familjen tona që na ndihmojnë shumë për të qenë këtu ku jemi”, deklaroi Pochettino. /R.Lika-Koha Jone/
“Thank you football. Thank you my players, they are heroes.”
“Without football it is impossible to live.”
No, thank you ?
Mauricio Pochettino cries during his post-match interview with @DesKellyBTS.
This means everything to him… pic.twitter.com/ArpQwwnwDH
— Football on BT Sport (@btsportfootball) May 8, 2019
KOHA JONË SONDAZH

