FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pogba hoqi shishen e birrës nga konferenca, vjen vendimi i papritur nga UEFA

Nuk do të ketë më shishe birre në konferencë për shtyp, në rast se një futbollist mysliman do të kërkojë që të hiqet nga fushata publicitare. Ky është vendimi i UEFA-s pas gjestit të Paul Pogba, i cili pasoi veprimin e Ronaldos në konferencën e para disa ditëve.

Sqarimi deri më tani ka qenë fakti që birra është nga një prej sponsorëve kryesorë të turneut, pije jo-alkoolike, por ky sqarim nuk gjen më vend. Lajmi është konfirmuar nga një zëdhënësi UEFA-s për Daily Telegraph.

“Do të pyesim individualisht nëse ai dëshiron ta heqë birrën apo jo, edhe nëse është jo-alkoolike. Jemi konsultuar me sponsorin dhe ata kanë rëndë dakord”, tha zëdhënësi i UEFA-s. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?