Pogba: Torino është shtëpia ime, ruaj kontaktet me disa lojtarë

Paul Pogba do të rikthehet në Torino për t’u përballur me Juventusin të mërkurën e ardhshme. Francezi është larguar nga Juventusi në 2016-tën, teksa së fundmi ka dhënë një intervistë për RMC Sport.

“Unë e prisja këtë, çmenduri,  kur po flisja me vëllanë këtë verë i thash, imagjino sikur të jemi në të njëjtin grup me Juven? Për mua është kënaqësi, Torino është shtëpia ime, atje kam shënuar golin e parë si profesionist. Cuadrado, Dybala, Bonucci…ne vazhdojmë të komunikojmë, mbajmë lidhjet. Ne ishin familje, kështu që normalisht jemi në kontakt.

Kur ke lojtarë në krah si Pirlo, Buffon ose Chiellini, ti vetëm mund të mësosh nga ata çdo ditë në stërvitje. Edhe po të jesh lojtar i stabilizuar, ti gjithmonë mund të mësosh diçka nga ata burra. Champions League është një trofe që e kam pasur gjithmonë në mendje. Objektivi është ta fitoj atë”, deklaroi Pogba.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?