FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Portieri i Portugalisë infektohet me koronavirus, kontrolle të reja për CR7

Anthony Lopes ka rezultuar pozitiv në testin e Covid-19, duke humbur dy sfidat e Ligës së Kombeve kundër Francës dhe Suedisë. Portieri i Lyon, pasi ka marrë përgjigjen e tamponit, ka lënë grumbullimin e Kombëtares së Portugalisë.

Të gjithë shokët e tij për momentin, duke përfshirë edhe Ronaldon, kanë rezultuar negativ. Gjithsesi ata do të bëjnë kontrolle të reja në ditët në vijim, për të parë nëse do të ketë raste të reja. Ronaldo u largua nga karantinimi me Juventusin, por rrezikon që të përballet sërish me një situatë të ngjashme edhe te kombëtarja luzitane. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?