Portieri kosovar Arijanet Muric një garanci për Guardiolën, shkëlqen sërish me City-in
Portieri i Kosovës, Arijanet Muric, ka luajtur ndeshjen më të rëndësishme deri tani në karrierë për klube me Manchester City-n në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Ligës angleze ndaj Burton Albion.
“Citizens” triumfuan 9-0, duke regjistruar fitoren më të thellë në histori të gjysmëfinales në këtë garë. Muric gjatë tërë ndeshjes nuk pati shumë punë, duke bërë vetëm një pritje. Megjithatë, analistët e njohur në Angli, pas përfundimit të ndeshjes vlerësuan 20-vjeçarin për vetëbesimin e tij, sidomos lojën me këmbë, e cila ngjan shumë me portierin e parë të City-t, Ederson.
Trajneri Pep Guardiola këtë sezon ka aktivizuar Muric-in në të gjitha ndeshjet e Carabao Cup. Ndeshja kthyese ndaj Burton zhvillohet me 23 janar. Meqë kampioni aktual anglez është me një këmbë në finale të kësaj gare, sipas të gjitha gjasave Muric muajin e ardhshëm do të jetë nga minuta e parë në finale ndaj Tottenhamit ose Chelsea-t.
KOHA JONË SONDAZH

