FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Premier League/ Chelsea dhe Tottenham fitojnë me vuajtje në javën e 6-të (VIDEO)

Chelsea dhe Tottenham kanë arritur fitore në sfidat e tyre në javën e 6-të. Blutë e Londrës morën një fitore 2-1 në derbin ndaj West Ham.  Ishte një ndeshje shumë e vështirë për ekipin e Tuchel që vijon të shfaqë probleme të shumta. Miqtë do të kalonin të parët në avantazh me Michail Antonio në minutën e 62-të.

Chilwell do të barazonte rezultatin në minutën e 76-të, pasi ishte me shumë fat brenda zonës. 2 minuta nga fundi i kohës së rregullt, pas një aksioni ku mori pjesë dhe Broja, do të ishte Havertz që do të shfrytëzonte më së miri asistin e Chilwell.

Tottenhami mposhti 2-1 Fulhamin në shtëpi. Hojbjerg zhbllokoi rezultatin në pjesën e parë, ndërkohë që në të dytën do të ishte Harry Kane që do të shënonte golin e dytë në minutën e 75-të. Fulhami rihapi ndeshjen 8 minuta nga fundmi me të përhershmin Mitrovic, por “Spursat” do të administronin më së miri rezultatin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas javës së 6-të, Tottenham mban vendin e dytë me 14 pikë, ndërkohë që Chelsea në të pestin me 10 pikë. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?