Premtimi i presidentit të ri, Zhang: E çoj Interin në majën e botës
Presidenti i ri i klubit të Interit, Zhang është optimist për detyrën e re në krye të klubit zikaltër.
“Jam shumë krenar sot që mundtë udhëheq këtë klub drejt një epoke të re. Ndjej përgjegjësinë që të kënaq pasionin e miliona tifozëve të shpërndarë në të gjithë botën dhe jam mëse gati që të pranoj sfidën të imponon nominimi president, në 110 vjetorin e këtij klubi prestigjoz. Dua ta bëj Interin klubin më të mirë në botë, ta dërgoj në elitën e futbollit botëror”, deklaroi presidenti i ri zikaltër, Zhang.
Ndër të tjera, në fjalën e tij Zhang foli edhe në lidhje me aludimet mbi një marrëveshje të arritur për afrimin te Inter të Marotta-s, tashmë të larguar nga Juventus. “Nuk ka patur asnjë kontakt me Marotta. Në këtë moment, asgjë që ka qarkulluar nuk është e vërtetë. E vërteta është që nuk kam bërë kurrë asnjë marrëveshje me atë”, konfirmoi presidenti i sapo zgjedhur.
KOHA JONË SONDAZH

