FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti i Avelinos: Gjimshiti është një futbollist për Seria A

Të huajt e shumtë në skuadrat italiane është një temë më vete që hap gjithnjë diskutim, aq më tepër kur flitet për Serinë B.

Përsa i përket kësaj cështje presidenti i Avelinos, Valter Takone, ka reaguar ndaj akuzave të shumta që kishte marrë për numrin e madh të futbollistëve të huaj që ka afruar në skuadër për këtë sezon të Serisë B.

“Nuk i kuptoj akuzat. Investimet që ne kemi bërë në verë për këta futbollistë janë shumë të rëndësishme. Cilësia e këtyre lojtarëve është e padiskutueshme. Për shembull, Berat Gjimshiti është një lojtar i nivelit të Serisë A”, është shprehur presidenti gjatë një emisioni sportiv në Itali.

Swiss Digital Desktop Reklama

Berat Gjimshiti u afrua në verë tek Avelino në formë huazimi nga Atalanta për shkak të mungesës së hapësirës në ekipin e Serisë A.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tek Avelino, ai është shndërruar në një titullar të padiskutueshëm, duke rifituar dhe vendin në kombëtaren shqiptare.

Gjimshiti më parë është aktivizuar në futbollin zviceran, dhe për të futbolli apenin është një sfidë më vete.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?