Presidenti i Barcelonës: Kërkoj falje, historia u përsërit si në Romë
President i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, u ka kërkuar falje tifozëve pas eliminimit të turpshëm ndaj Liverpoolit. Numri 1 i klubit katalan tha se ndihet shumë keq si tifoz dhe për tifozët, sidomos për ata që e përkrahën skuadrën në Angli.
“Na kishte ndodhur edhe në Romë, vitin e kaluar, dhe historia u përsërit. Por më duhet ta përgëzoj Liverpoolin. Shpjegime për humbjen? Preferoj të mos i them në një moment gjaknxehtësie. Do të ketë kohë për të reflektuar, është shumë e vështirë t’ia shpjegosh.
Goli i katërt? Ndoshta ishte befasi, nuk jam i sigurt. Ende nuk kam folur me trajnerin dhe lojtarët. Tani duhet të ngremë larg moralin e të mendojmë për Kupën e Mbretit.”
KOHA JONË SONDAZH

