Presidenti i Bylis kërkon që lojtarët të braktisin ndeshjen (VIDEO)

Një episod i rrallë ka ndodhur në takimin Skënderbeu-Bylis, që po luhet aktualisht. Në minutën e 68-të, një situatë delikate në zonën mallakastriote konsiderohet penallti nga kryesori Shahini. Nga pika e bardhë kthen në gol kapiteni Dita.

Por kjo penallti ka tërbuar Bylisin, me presidentin Kapllanaj që ka ftuar ekipin të dalë nga fusha, ndërsa më pas trajneri Dovedan ka debatuar me Pollozhanin ndërsa pjesa më e madhe e lojtarëve të Bylisit ka ndjekur urdhrin e Kapllanajt.

Vetëm tre lojtarë kanë mbrojtur zonën bashkë me portierin Hidi, duke larguar një gol të sigurt në këto minuta amullie totale. Edhe trajneri Daja është tejet i nxehur dhe shpërthen ndaj sjelljes së kolegut të tij, teksa situata është qetësuar pas disa minutash dhe takimi ka rifilluar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?