Presidenti i ekipit zbret në fushë dhe godet gjyqtarin

Ka ndodhur në Nigeri.

Një gol në minutën e 92-të ka barazuar rezultatin në 1-1. Kjo bëri që presidenti i klubit vendas, Yahaya Surajo, të zbresë me vrap në fushë dhe të godasë me grusht pas koke gjyqtarin anësor.

Ky skandal i paprecedentë ka ndodhur në ndeshjen midis Kano Pillars dhe Dakkada në futbollin Nigerian. Kërcënime të shumta kanë ardhur në drejtim të gjyqtarëve dhe ata janë detyruar së bashku të anulojnë golin për pozicion të parregullt.

Swiss Digital Desktop Reklama

Raportohet nga media vendase se Federata e Futbollit të Nigerisë ka reaguar dhe ka pezulluar menjëherë presidentin e klubit për sjelljen e tij antisportive.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?