Presidenti i Flamurtarit: Pas marsit s’do ketë mbretër në FSHF
Para ndeshjes me Kamzën, presidenti e Flamurtarit Sinan Idrizi ka bërë disa akuza të forta për FSHF-në, gjatë protestës që po zhvillohej për gabimet e arbitrave ndaj Flamurtarit, e cila pati qenë njoftuar nga vetë klubi gjatë javës. Ai tha se do durojë deri në mars, dhe më pas në Shqipëri do fryjë një erë e re, dhe nuk do të ketë më mbretër në futbollin shqiptar.
A do zhvillohet protesta që ishte deklaruar gjatë javës?
“Protesta ka filluar. Në sfond keni këngën nga Pink Floid, pjesa nga albumi Kafshët, më pas do keni edhe këngën Pigs (derrat).”
Çfarë marrëdhënie keni me FSHF dhe cilat janë përgjegjësitë tuaja në këtë situatë?
“Marrëdhënia jonë me FSHF nuk ia vlen të diskutohet. Është e kaluar, histori e kotë dhe e tepërt. Zëri ynë nuk dëgjohet dhe nuk ia vlen të flasim.”
Klubi i Flamurtarit nuk ka shkëlqyer në menaxhimin tuaj.
“Absolutisht që po. Unë nuk shmangem nga përgjegjësitë e mia. Pjesa kryesore e dështimit këto vitet e fundit më takon mua. Por ata që menaxhojnë futbollin këtu, janë bërë si Napoleoni tek “Ferma e Kafshëve”.
Çfarë doni të thoni kur deklaroni se do durojmë deri në muajin mars?
“Nuk do të jetë më Shqipëria e atyre që bëjnë kontrabadë. Do fryjë një erë e re. I kam bërë thirrje prokurorisë së Janinës se Armando Duka ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. I ka ikur koha atyre që mbretërojnë këtu. Pas marsit, koha do ndryshojë.”
Do të kandidoni si president I FSHF?
“Jo. Nuk e kam ndërmend.”
Po fitoni pak sfond politik. Edhe Partizani po ankohet për politikën
“Unë investoj miliona euro dhe askush nga FSHF nuk vjen të na përgëzojë. Arbitrat që kanë ndeshjet Flamurtarit janë të gjithë të qërruar. Nuk mund të fyhet një qytet kështu. Gara nuk duhet të prishet kështu.”
Çfarë të mirë ka Flamurtari I këtij sezoni?
“Do të thuash që kanë marrë rrogat?! Kanë diçka më tepër në fushë.”
Jeni i kënaqur me lojën, cilin lojtar preferoni?
“Unë jam tifoz, nuk bëj analizën. Jam i kënaqur me ekipin dhe shpresoj të jemi në 3 ekipet e para të Superligës.” /PanoramaSport/
KOHA JONË SONDAZH

