FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti i Monacos: Ja ku do të luajë Mbappe sezonin e ardhshëm

Presidenti i Monacos, Princi Alberti II ka folur për të ardhmen e sulmuesit të talentuar Kylian Mbappe, për të cilin shprehu garanci se do të vazhdojë të qëndrojë minimalisht edhe për një sezon në Francë.

Në një intervistë për “Canal +”, Alberti II insiston se lojtari dëshiron të qëndrojë me skuadrën e Monacos, shkruan e përditshmja spanjolle “AS”.

“Nuk kam përgjigje përfundimtare, por mund të them se Mbappe dëshiron të qëndrojë në Monaco. Nuk është sekret që babai i Mbappe po ashtu dëshiron që djali i tij të qëndrojë në Monaco. Mund të ketë lëvizje në minutën e fundit dhe këtë unë nuk e dijë, por sot për sot, ai do të jetë me ne edhe edicionin e ardhshëm”, u shpreh ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Skuadra favorite për të nënshkruar me Mbappe është Real Madrid, pasi lojtari pëlqehet shumë nga trajneri Zinedine Zidane.

Swiss Digital Mobile Reklama

/ SYRI.net /

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?