Presidenti Infantino jep lajmin e madh, Shqipëria më pranë Kupës së Botës

Kalimi nga 32 në 48 kombëtare në Kupën e Botës mund të ndodhë që në Katar 2022 dhe jo në Botërorin e vitit 2026 që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë, siç ishte programuar fillimisht. Lajmi ka ardhur nga vetë presidenti i FIFA-s Gianni Infantino i cili i ftuar në kongresin e konfederatës aziatike të futbollit deklaroi se shtimi i skuadrave nga 32 në 48 në Kupën e Botës mund të bëhet që në Katar 2022.

“Po është e mundur përse jo, po diskutojmë me miqtë tanë në Katar dhe shpresojmë që kjo mund të ndodhë. Por nëse përgjigja do të jetë jo do të na mbetet ndjesia që e provuam. Duhet të kërkojmë gjithmonë t’i bëjmë gjërat në mënyrën më të mirë të mundshme. Megjithatë gjithçka do të vendoset përpara startit të kualifikueseve, pra në fillim të vitit të ardhshëm”, deklaroi numri 1 i FIFA-s.

Kalimi me 48 kombëtare do të shtonte ndjeshëm shanse e Shqipërisë për t’u kualifikuar në fazën finale të një Kupe Bote.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?