Presidenti Meta vlerëson me titullin ”Mjeshtër i Madh”, Luiza Gegën

Presidenti i Republikës, Ilir Meta vlerëson me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh” atleten, Luiza Gega. Kreu i Shtetit, i dorëzoi titullin kampiones së atletikës shqiptare me motivacionin: “Për talentin, karakterin dhe profesionalizmin e treguar në arritjen e rezultateve të larta në sportin e atletikës në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare, duke shpalosur vlera të mëdha si atlete e niveleve botërore, shembull frymëzimi për të gjithë sportistët e rinj e të reja”.

Gjatë fjalës përshëndetëse, Kreu i Shtetit tha se Luiza Gega është një atlete e përmasave botërore që ka dhënë gjithçka për atletikën.

”Ajo ka dhënë gjithçka për sportin që dashuron aq shumë, për atletikën. Luiza është një atlete e përmasave botërore. Si sportiste ka thyer rekorde, ka fituar në gara të rëndësishme shumë të ndërkombëtare dhe na ka frymëzuar të gjithëve me rezultatet e saj, në kampionatet Botërore, Europiane, Ballkanike e Lojërat Mesdhetare. Serioziteti e sakrificat në punën e saj janë themeli i sukseseve të shumta. Luiza vazhdon të kontribuojë me performancën e saj, jo vetëm në rezultatet e larta kombëtare dhe ndërkombëtare por me personalitetin e saj ajo është bërë një shembull i rritjes së identitetit dhe imazhit tonë kombëtar”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?